Ndeshje historike. Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Turku të Finlandës, që është sfida e parë në këto eliminatore. Pas shumë lajmeve të mira sot, ku FIFA lejoi që të gjithë lojtarët e tubuar të paraqiten për Kosovën, tashmë fjala i ka mbetur fushës. Telegrafi ju sjell gjithçka në kohë reale rreth atmosferës, formacionit dhe lojës.


24/03/2017 21:50-Fillon pjesa e dytë

46' Islandezët nisin topin nga mesi i fushës

05/09/2016 22:35

Mbyllet ndeshja me barazim

90' Tre minuta lojë shtesë.

05/09/2016 22:29

87' Rrahmani gjuan me kokë, por jashtë.

05/09/2016 22:26

85' Halimi futet bukur në zonë, pengohet nga mbrojtësit, por gjyqtari hesht.

05/09/2016 22:22

81' del Bernard Berisha, në lojë futet Besar Halimi.

80' Kosova po mundohet që përmes krahëve të bëjë më shumë.

05/09/2016 22:12

71’ Ujkani qe një kohë nuk ka pasur nevojë të intervenojë.

ujkan

05/09/2016 22:07

65' Albert Bunjaku del, në fushë futet Bersant Celina.

05/09/2016 22:06

Shikojeni golin e Valon Berishës nga pika e bardhë.

05/09/2016 22:04

63' Perdedaj gjuan bukur nga 30 metra, me mund largon Hradecky.

05/09/2016 22:01

59' GOOOOOOOOOOOOOOOOOL. Shënon Valon Berisha nga pika e bardhë.

05/09/2016 21:53

51' Pohjanpalo gjuan  jashtë portës.

50' Rrezikon Berisha, por ndalet para portës.

05/09/2016 21:48

47' Kosova rrezikon me Berishën nga larg, por në duart e Hradeckyt.

05/09/2016 21:42-Finlandë 1-0 Kosovë, statistikat e pjesës së parë

Pjesa e parë mes Finlandës dhe Kosovës ka përfunduar me rezultat 1-0 në të mirë të vendaseve.

Goli erdhi në minutën e 18-të nga Paulus Arajuuri, por skuadra më e mirë në fushë ishte Kosova.

Ndërsa më poshtë keni të gjitha statistikat. /Telegrafi/

capture-20160905-213552

05/09/2016 21:33

Mbyllet pjesa e parë

05/09/2016 21:27

38’ Pukki rrezikon, por jashtë portës.

05/09/2016 21:26

37’ Kosova luan bukur, Bernard Berisha asiston bukur te Bunjaku i cili gjuan nga 16 metra, por jashtë portës. Ky rast nuk duhej humbur.

05/09/2016 21:21

Posedimi i topit pas 30 minutash. Finlandë 49% -51 % Kosovë.

05/09/2016 21:16

30’  Aksion i bukur i Valon Berishën me Albert Bunjakun që bllokohet nga mbrojtësit.

05/09/2016 21:09

22' Gjuan bukur Kryeziu, por goditja ishte e lehtë dhe qendrore.

05/09/2016 21:07

Goli i shënuar nga Finlanda

05/09/2016 21:04

18’ Kosova pranon gol. Paulus Arajuuri shënon për 1-0.

17’ Gabim i rëndë i Rrahmanit. Eremenko del me Ujaknin që shpëton bukur portën.

05/09/2016 20:56

10' Super rast për Kosovën që qëllon shtyllën me Paçaradën pas një aksioni të bukur. Kosova shumë konkrete.

05/09/2016 20:53

6.' Rast fantastik për Bernard Berishën që nuk qëllon nga afër.

05/09/2016 20:52

1' Fillon ndeshja.

kosvoa 1

Intonohet himni i Kosovës

05/09/2016 20:44-Himni i Kosovës për herë të parë në një garë zyrtare

samir

05/09/2016 20:30-Shiten gjitha biletat të ndeshjes Finlandë – Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës bën debutimin historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Finlandë – Kosovë. 9700 biletat e stadiumit në qytetin e Turkut, janë shitur për ndeshjen Finlandë – Kosovë.

kosova 9998

kosova 9999

05/09/2016 20:25-Formacioni i Kosovës në mënyrë vizuale

Kosova është gati për ndeshjen e parë, ndërsa këta janë 11 luanët që do të futen në fushë.

#GentCanaj #Kosova #Finlanda @kosovonationalteamm #Kosovo #Finland

A video posted by gentcanaj.matchday (@iosonotartaruga) on

05/09/2016 20:21-Thaçi arrin në stadium

Thaçi e ndjek ndeshjen nën shoqërinë e ministrit të Jashtëm të Finlandës, Timo Soini.

“Sapo arrita në Turku të Finlandës, ku pata një pritje të ngrohtë nga ministri i Jashtëm finlandez, Timo Soini. Me ministrin Soini do të ndjekim së bashku ndeshjen historike të përfaqësueses së Kosovës me Finlandën në kualifikimet për në Botërorin 2018, si dhe do ta kremtojmë miqësinë e jashtëzakonshme mes dy shteteve tona”, ka shkruar Thaçi.

thaqi 1 3

05/09/2016 20:13-Arrestime para ndeshjes Finlandë – Kosovë (Foto)

Pak para nisjes së ndeshjes, policia e Finlandës e ka arrestuar një tifoz nga Kosova.

arrest 12

05/09/2016 19:55-Formacionet zyrtare: Finlandë - Kosovë

2016/09/kosova-1111111-1.jpg

Kososova do ta zhvillojë ndeshjen e parë  kundër Finlandës si mysafire.

loja 11

Kosova: Ujkani, Perdedaj, Pnishi, Alushi, Rashica, Bunjaku, Rrahmani, V. Berisha, Paqarada, Kryezi, B. Berisha.

finalnda 1

05/09/2016 19:55-Kryeministri me mesazh para ndeshjes, pëlqen emrin e tifozëve (Foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është koha për të treguar talentin dhe kulturën tonë sportive.

Ndërsa emri i tifozëve, ‘Dardanët’, ka thënë se ia ka sjellë në mendje Presidentin Rugova.

LEXOJENI LAJMIN E PLOTË...

05/09/2016 19:44-Lojtarët e Kosovës futen në fushë

Lojtarët e Kosovës zbresin në fushën e stadiumit 'Veritas' në Finlandë.

05/09/2016 19:36-Rashica gati për ndeshjen e madhe, por nuk e harron Shqipërinë (Foto)

Milot Rashcia ka publikuar një fotografi në Instagram të fanellës së tij.

LEXONI MË SHUMË...

rashcia 11

05/09/2016 19:30-Kosova niset drejt stadiumit, Bunjaku këshillohet me Tord Gripin (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës po bëhet gati për të lënë hotelin dhe për t’u nisur për në stadium, dhe Grip po e këshillon Bunjakin, para ndeshjes shumë të rëndësishme të Kosovës.

lajmi 1

05/09/2016 19:26-Atmosfera jashtë stadiumit (Foto/Video)

Edhe pse janë hapur dyert tifozët e Kosovës ende nuk kanë filluar të futen brenda.

foto kos

Jashtë stadiumit është atmosferë e jashtëzakonshme, ndërsa nuk mungojnë as ngjyrat kuqezi.

05/09/2016 19:21-Janë hapur dyert e stadiumit (Foto)

Dyert e stadiumit “Veritas “ janë hapur për të pritur tifozët që do të ndjekin nga afër këtë ndeshje.

E organizatorët kanë vendosur në fushë flamujt e dy vendeve.

kosova 11222

05/09/2016 19:13-Këta janë lojtarët në dispozicion që i ka Albert Bunjaku

Përfaqësuesja e Kosovës është kompletuar pak orë para ndeshjes me Finlandën.

Valon Berisha dhe Herolind Shala janë futbollistët e fundit që morën lejen e FIFA-s për t’u paraqitur sonte në Turku, në ndeshjen Finlandë – Kosovë.

lista 1

05/09/2016 18:59-Kosova sot luan me Finlandën, më poshtë orari i plot i këtyre eliminatoreve

Kosova do t’i nis sot kualifikimet për Kupën e Botës ”Rusia 2018”.

Përballë Kosovës do të jetë Finlanda.

Ndeshja do të zhvillohet në Turku.

 Më poshtë mund ta gjeni orarin e ndeshjeve të Kosovës për këto eliminatore.

Ky është orari

E hëne, 5 shtator 2016: Finlanda – Kosova 20:45

E enjte, 6 tetor 2016: Kosova – Kroacia 20:45

E diel, 9 tetor 2016: Ukraina – Kosova 18:00

E shtune, 12 nëntor 2016: Turqia – Kosova 20:45

E premte, 24 mars 2017: Kosova – Islanda 20:45

E diel, 11 qershor 2017: Kosova – Turqia 20:45

E shtune, 2 shtator 2017: Kroacia – Kosova 20:45

E marte, 5 shtator 2017: Kosova – Finlanda 20:45

E premte, 6 tetor 2017: Kosova – Ukraina 20:45

E hëne, 9 tetor 2017: Islanda – Kosova 20:45

05/09/2016 18:58-Tifozët e Kosovës më baner interesant në Turku (Foto)

Tifozët e Kosovës janë gati për ndeshjen e sotme Finlandë – Kosovë.

Ata e kanë përgatitur dhe një baner në të cilin shkruan ‘Kosova është zemra e FIFA-s”, raporton Gazetaolle.com nga qyteti i Turkut ku do të zhvillohet ndeshja.

Takimi Finlandë – Kosovë nis në ora 20:45.

Shihet një numër i madh i tifozëve shqiptarë në përkrahje të Kosovës.

14247850_10154554316365712_1598591489_o

14274377_10154554316360712_1562579923_o