Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj është liruar nga burgu i Hagës.
Vendimit për lirimin e tij i është gëzuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
“Mirë se kthehesh në familje, Nasim!”, ka shkruar Haradinaj.
Në anën tjetër Ramosaj ka shkruar “Mirë se erdhe, Komandant! Liria ka vetëm një emër! #UÇK”.
Ndryshe Gjykata Speciale ka njoftuar sot se ka liruar nga burgu, Nasim Haradinajn. Lirimi i tij është bërë me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. /Telegrafi/