LAJMI I FUNDIT:

Linjë telefonike falas te Avokati i Popullit për denoncim të shkeljes së të drejtës së votës

Linjë telefonike falas te Avokati i Popullit për denoncim të shkeljes së të drejtës së votës

Në zyrën e Avokatit të Popullit sot në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve nga Zgjedhjet Lokale në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, në të cilën qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo lloj shkelje të të drejtës së votës.

Të hapura për qytetarët (përveç zyrës kryesore në Shkup), siç bënë të ditur nga zyra e Avokatit të Popullit, do të jenë edhe zyrat rajonale të avokatit të popullit në: Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip. Strumicë në Tetovë me qëllim që t’iu ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës. Përveç linjës telefonike falas, qytetarët do të munden për mbrojtjen e të drejtave të tyre të lajmërohen edhe në këto numra të telefonit: Tetovë: 044 344-082, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310 dhe Kumanovë: 031 431-488, Strumicë 034 329 -996 dhe Shtip 032 389-70.

Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me ndërmarrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin e zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të cilat janë të obliguara që t’iu sigurojnë mbrojtje të të drejtave të tyre të garantuara.


E drejta e votës, siç potencon avokati i popullit, është e garantuar me kushtetutë si e barabartë dhe e përgjithshme dhe realizohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për realizimin e kësaj të drejte, për çka jo rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të votuesve si dhe shkelje të tjera të drejtës së votës janë vepra të dënueshme. Gjithashtu, avokati i popullit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin e zgjedhjeve t’i respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori