LAJMI I FUNDIT:

Lindi pak minuta para, por është më i vogël se vëllai binjak

Lindi pak minuta para, por është më i vogël se vëllai binjak

Kur dy binjakë lindin, njëri që ka lindur pak minuta më para është më i madh se tjetri, por nuk është rasti i këtyre vëllezërve. Ka një arsye të çuditshme se pse këta binjakë janë të dy më të mëdhenjtë.

Por lind pyetja si? Fillimisht duket si një lojë për mendjen, por në fakt është çështje kohe. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Samuel dhe Ronan lindën të dielën më 6 nëntor.

Ato kanë prindër Emily dhe Seth Peterson. Çifti arriti në spitalin “Cape Cod Hosptial” në Massachusets. Ndërsa në lidhje se pse janë të dy më të mëdhenjtë, shpjegimi është tek koha.


Samuel lindi në orën 1:39 të natës, ndërsa Ronan 31 minuta më vonë. Pra logjikisht Samuel është më i madhi apo jo?

Ja pra, që nuk është ashtu. Në kohën që Emily lindi Ronan, ishte momenti kur ndërrohej ora, për shkak të orës verore në Amerikë. Kështu Spitali “Cape Cod” postoi një foto të prindërve të rinj në rrjetin soclial “Facebook”, bashkë me rebusin për fëmijët. Dhe kjo tërhoqi mjaft vëmendje.

Lidhur me këtë, babai i foshnjave është shprehur: “Unë e thashë dhe më herët atë natë, ose të dy do të lindin në ditë të ndryshme, ose do të hyjë në lojë ndryshimi i orës”, transmeton shekulli.

Ndërsa mamia e maternitetit, Deb Totten, tha se është hera e parë që ajo kishte parë një gjë të tillë, në 40 vite pune. “Është një koincidencë e rrallë, por ja që ndodh. Megjithatë nuk është një gjë që mund ta planifikosh”, ka shtuar ajo.

Në trend Fun

Më shumë
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Qenit i bie të fikët kur takohet me pronaren pas dy vitesh (Video)

Qenit i bie të fikët kur takohet me pronaren pas dy vitesh (Video)

Koeficienti i zgjuarsisë së presidentëve amerikanë? Ndonjëri rezultat ndoshta do t’ju befasojë! (Foto)

Koeficienti i zgjuarsisë së presidentëve amerikanë? Ndonjëri rezultat ndoshta do t’ju befasojë! (Foto)

Gjykata vendosi: Red Bull nuk të bënë me krahë

Gjykata vendosi: Red Bull nuk të bënë me krahë

Fun
Prezantuesja e lajmeve zhvishet lakuriq gjatë transmetimit live (Foto/Video, +18)

Prezantuesja e lajmeve zhvishet lakuriq gjatë transmetimit live (Foto/Video, +18)

Kalo në kategori