Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar në Istog se derisa në Kosovë ekzistojnë subjekte politike që bëjnë premtime mashtruese dhe të tjerë duan ta rrënojnë atë çka është ndërtuar deri tash, Nisma për Kosovën, ka arritur objektivat duke mos premtuar dhe mashtruar njerëz.
Limaj gjatë një takimi me kandidatët për asamble komunale në Istog, ka thënë se Nisma ka arritur të fus një frymë të re në sferën politike të Kosovës, duke ditur të largohen nga interesat partiake kur është në pyetje interesi shtetëror.
Sipas tij, pas zgjedhjeve nacionale ku është parë një rritje e Nismës, sot ky subjekt politik është faktori kyçë i stabilitetit dhe funksionimit të institucioneve të Kosovës.
“Kur të jesh në Qeveri duhet të kesh shumë kujdes, duhet të jesh i përgjegjshëm, jo me u kthyer në arrogantë por me ulë kokë dhe me punuar mirë për vendin tonë. Kjo këtu ku kemi ardhur është një rezultat i një pune të përbashkët, ne nuk jemi ardhur në qeverisjen e Kosovës me premtime dhe mashtrime dhe dëshmia më e mirë se mundësh me i arrit objektivat pa premtime dhe mashtrime është Nisma për Kosovën, ne i kemi arritur objektivat tona duke mos premtuar dhe mashtruar njerëz dhe tani duam që ky fuqizim i Nismës për Kosovën të zgjerohet në çdo komunë dhe zëri jonë të jetë në çdo asamble komunale……19:00, zakonisht unë them janë dy kampe, një kamp që nuk di tjetër përveç premtimeve mashtruese që fatkeqësisht është edhe në Istog dhe kampi tjetër që di veç të thotë se krejt çka është ndërtuar deri sot duhet të rrënohet, asnjëra prej tyre nuk ofron perspektivë për vendin“, tha Limaj.
Limaj ka shtuar se forcat e reja të Nismës duhet të mobilizohen dhe të jenë në Kuvendin Komunal të Istogut, në mënyrë që të përfaqësojnë njerëzit e varfër, punëtorët që iu bëhet e padrejtë në vendet e punës, pensionistët, bujkun, të rinjtë e papunë dhe të shkolluarit që bredhin rrugëve.
“Nuk ka asgjë më të shenjët dhe më të ndershme se sa me qenë zë i Vrellës, i banorëve aty, i një pensioneri, i një plaku, i një burri, i një familje që është me ndihmë sociale e që veç barnat për shërim nuk ia përmbushin nevojat ajo ndihmë që e merr nga Enti Social, a do çka do të thotë kur ju i mbështetni dhe bëheni zëri i të pafuqishmëve, i atyre që nuk kanë mundësi, i atyre që zëri i tyre kurrë nuk iu arrin as deri në Parlamentin e Istogut, nuk po flas për Parlamentin e Kosovës“, tha Limaj.
Kurse, Musa Fetahaj, bartës i listës së asamblistëve të Nismës për Istogun, duke u fokusuar në raportin e auditorit dhe gjendjen në terren, tha se është konkluzion i përgjithshëm që asnjë drejtori nuk ka punuar si duhet dhe se prokuroria duhet të merret me parregullsitë.
“Edhe një temë tjetër që kohëve të fundit po përmendet shumë, blerja e votës, po na vinë informacione të lloj-llojshme se për një votë po japin kaq apo aq, ne si Nisma themelet i kemi të shëndosha, i kemi të bazuara në punë, i kemi në ndershmëri dhe në social-demokracitë, mbi të gjitha themelet tona janë në vullnetin e të rinjve dhe të rejave”, tha ai.
Ai u ka thënë kandidatëve për asamble komunale që duhet të tregohet e vërteta e keqpërdorimeve nga qeverisja aktuale, si angazhimi i tyre për një qeverisje të afërt me qytetarin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përshkallëzohet kriza Indi-Pakistan: Indianët papritmas lëshuan rrjedhën e ujit në lumin Jhelum, fillojnë përmbytjet në Pakistan

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen ndaj Barcelonës në Kupën e Mbretit

Tifozët ndezin ‘El Clasicon’: Digjen fanellat e Mbappes dhe Yamalit para ndeshjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut