LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Hoxhaj më tha se PDK-ja nuk ka vullnet për koalicion me NISMA-n

Limaj: Hoxhaj më tha se PDK-ja nuk ka vullnet për koalicion me NISMA-n
Foto: Arkiv

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar se si, përgjatë ditës së sotme, iu është kumtuar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, se nuk janë të interesuar për bashkëpunim për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Limaj, në T7 ka thënë se në ditën e martë, e cila ka qenë afati i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për njoftimin e koalicioneve, e ka mësuar nga Hoxhaj se PDK nuk ka interes të bashkëpunojë me partinë e tij.

“Sot e kemi mbyllë mundësinë me z. Hoxhaj për koalicion. Z. Hoxhaj sot ma ka interpretuar qëndrimin e kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë vullnet dhe janë të interesuar të shkojnë vetë në zgjedhje dhe, shihemi pas zgjedhjeve, në bashkëpunime tjera politike”, ka deklaruar Limaj.


Ish-anëtari i PDK-së ka thënë, ndër të tjera, edhe se kërkesa për një bashkëpunim të mundshëm politik në zgjedhje ishte parashtruar edhe nga ish-kryesuesit e PDK-së. Sipas tij, pak para shkuarjes në Hagë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli kishin kërkuar bashkëpunim me Nismën.

Limaj ka thënë, po ashtu, se nuk ekziston mundësia për koalicion pas zgjedhor me PDK-në.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori