Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me dy deputetët e kësaj partie, Bilall Sherifi dhe Haxhi Shala, kanë vizituar familjen e dëshmorëve  Fahri e Bahri Musliu, në 21 vjetorin e rënies se Bahriut.

Limaj ka thënë se dëshmori Bahri Fazliu ra heroikisht 21 vjet më parë, në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.


Shkrimi i plotë:"Në familjen e dëshmorëve të Kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Në 21-vjetorin e rënies së Bahriut me bashkëpunëtorë vizituam familjen Fazliu. Bahri Fazliu ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare. Ai ra heroikisht 21 vjet më parë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Heronjtë si Bahri Fazliu dhe dëshmorët tjerë të UÇK-së janë themeli i lirisë së Kosovës. I paharrueshëm qoftë kujtimi për Bahriun dhe dëshmorët e Kombit", shkruan Limaj në Facebook. /Telegrafi/

59755675 1246420158857580 6710581414372311040 o

59578781 1246420215524241 9031594406989266944 o

59723519 1246420265524236 2141737140671741952 o