Ligji për tregjet e gjelbra në Maqedoni, “Do të përgjysmohen tregjet” (Video)

Rate është pensionist, 68 vjeçar, nga Çento, i cili dhjetëra vite prodhon fasule dhe e shet në treg. Ai e mbështet sjelljen e ligjit për tregje të gjelbra për shkak se vlerëson se prodhuesit, ose në këtë rast bujqit, duhet të mbrohen.
“Unë shes për shkak se nuk kam ku ta jap. Kam mbjellë 5 kg qepë, dhe nuk kam ku ta jap, andaj jam i detyruar që të shkoj në treg. Mua blerësi mi merr për 20 denarë ndërsa i shet për 50 denarë. Kjo është monopol. Ata që kanë tezga kanë shpenzime, këtë e kam të qartë. Fasulen e blejnë 80, ndërsa e shesin 160 denarë. A është kjo ekonomi? A është e logjikshme”, tha Rate Vukanovski, Shitës.
Megjithatë, Pere i cili 16 vjet shet në këtë treg, nuk pajtohet. Thotë se ligji i ri jo vetëm që do të godas në xhepat e tregtarëve, por edhe do të përgjysmojë numrin e tyre, ndërsa kjo do të ndikojë edhe në uljen e numrit të blerësve.
“Nëse unë si blerës i parë, e marr mallin nga ai për ta shitur, si mundet ai si pronar i mallit të mos mund ta shes? Ose kërkon shumë, ose nuk është i mirë. Nëse nuk bën, shko nga tregu. Mos e sulmo pensionistin që dëshiron të punojë dhe që merr 10 mijë denarë dhe që dëshiron punë shtesë. Ai pensionist është i gatshëm që të paguajë tatimin vjetor prej 150 eurove. Edhe unë të jem në vendin e tij edhe unë do të paguaja që të kem të ardhura shtesë, përveç pensionit, nëse ndjehem i aftë për punë”, u shpreh Pere Josifovski, Shitës.
Nga Ministria e ekonomisë, na u përgjigjën se edhe përkundër vërejtjeve të tregtarëve, megjithatë Ligji do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Të premten, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të takohet me Odën e tregtarëve që të bisedojnë rreth propozimeve dhe kritikave të tyre. Janë paralajmëruar edhe ndryshime të ligjit, por nga viti i ardhshëm./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun, do të mbeten kujtim dhe krenari

Kurti uron Kryepeshkopin Pelushi: Suksese në misionin e ri për paqe dhe bashkëpunim ndërfetar

Dialogu Kosovë-Serbi, emisari i BE-së sot në Kosovë – takohet me udhëheqësit e shtetit

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Nga fillim java temperaturat bien deri në minus 4 gradë celsius

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore