Debati rreth përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe është rikthyer në Kuvendin e Maqedonisë, pas një ndërprerjeje prej një muaji për shkak të zgjedhjeve lokale. Partitë politike vazhdojnë të mbeten te qëndrimet e tyre, nëse propozim-ligji zyrtarizon, apo vetëm avancon përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e sistemit.
Në procedurë parlamentare është leximi i parë apo nevoja për miratimin e ligjit, ndërsa faza e dytë parasheh ndërhyrjen e mundshme me amendamente nga partitë politike.
“Nëse e lexojmë mirë Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe do të shohim se nuk bëhet fjalë për avancim, por për zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe në organet e nivelit shtetëror të Maqedonisë. Përdorimi i gjuhës do të avancohet edhe në Kuvend, por edhe në të gjitha organet tjera të pushtetit qendror, përfshirë Qeverinë, gjykatat, prokurorinë dhe institucione tjera”, ka deklaruar deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi.
Por, nga partia opozitare Lëvizja Besa thonë se propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike e avancon përdorimin e shqipes në krahasim me zgjidhjen që është në fuqi. Por sipas saj, me këto ndryshime gjuha shqipe nuk merr statusin e gjuhës zyrtare.
“Me këtë propozim-ligj kemi një avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në krahasim me ligjin e fundit. Pra, bëhet fjalë vetëm për avancim, por jo edhe për zyrtarizim të gjuhës, që është kërkesë e Lëvizjes Besa, dhe shprehur deklarativisht edhe nga partitë tjera politike shqiptare, përfshirë edhe BDI-në e cila ka detyrime pasi është nënshkruese e deklaratës së partive politike shqiptare”, ka thënë Fadil Zendeli, kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Besa.
“Veç kësaj, ajo gjatë gjithë kohës ka trumbetuar gjatë 15 viteve se do të zyrtarizojë gjuhën shqipe, por edhe pas këtyre viteve pajtohet me zgjidhje që janë gjysmake”, ka deklaruar Zendeli.
Megjithatë, nga BDI-ja thonë se për momentin nuk mund të ketë përkufizim kushtetues të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni për shkak të mungesës së numrave në Kuvend, ndërsa mbeten në qëndrimin se pavarësisht kësaj, shqipja do të zyrtarizohet me zgjidhjen e tanishme ligjore.
“Për ta bërë atë, nevojiten ndryshime kushtetuese për të cilat nevojiten 81 vota të deputetëve në Kuvend, por gjithashtu është edhe procedure e gjatë. Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare shkruan se në këtë dhe mandatet e ardhshme do të trajtohet Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe apo barazia gjuhësore. Ky ligj, kjo zgjidhje ligjore mundëson barazi gjuhësore në të gjitha organet e shtetit”, thotë Grubi.
Nga OBRM-PDUKM-ja opozitare thonë se ka nevojë të sqarohet dhe zgjidhet çështja e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, por jo në formën e propozuar, e cila sipas këtij subjekti politik, e bënë Maqedoninë shteti dygjuhësor dhe se zgjidhja e ofruar është në kundërshtim me Kushtetutën. Nga partia e Nikolla Gruevskit kanë thënë se mbështesin çdo zgjidhje të mundshme për përdorimin e gjuhës shqipe që do të ishte në përputhje të plotë më Kushtetutën aktuale.
Ndërkaq, nga Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit, Zoran Zaev thonë se asnjë pjesë e propozimit nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa theksojnë nevojën për miratimin e një zgjidhjeje adekuate me të cilën do të mbyllet ky problem shumëvjeçar.
“Asnjë pjesë e ligjit nuk e hap çështjen e ndryshimit të Kushtetutës. Ne jemi seriozisht të përgatitur për të përmirësuar tekstin e ligjit, për të evituar të gjitha paqartësinë që kanë ekzistuar mbi përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike”, ka deklaruar Tomisllav Tuntev, kryetar i grupit parlamentar të LSDM-së.
“Kemi konsultuar ekspertë të shumtë dhe shpresojmë se në fazën e dyte do të kemi edhe më shumë kujdes për përmirësimin e mëtejmë të përmbajtjes ligjore”, ka thënë Tuntev.
Në ligjin e propozuar nga Qeveria, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është kualifikuar me formulimin “gjuhën, të cilën e flasin mbi 20 për qind e popullatës”, duke e futur në kllapa fjalën gjuha shqipe.
Gjuha shqipe nuk do të përdoret në bankënota dhe në uniformat e Armatës, por partnerët e koalicionit qeverisës, kanë arritur marrëveshje që në bankënota të përdoren simbole kulti që do të reflektojnë edhe ato shqiptare.
Sa i përket uniformave të policisë, punonjësve të shëndetësisë dhe zjarrfikësve, gjuha shqipe do të figurojë vetëm në ato komuna ku së paku 20 për qind e popullatës e flasin gjuhën shqipe.
Ekspertët thonë se partitë duhet të kenë kujdes që zgjidhja që mund të miratohet, të mos mund që e njëjta të bie në Gjykatën Kushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se ‘do të marrë hak’
Nikolloski: Objekti i Postës ishte planifikuar për një restorant nga udhëheqësia e mëparshme
Më 21 nëntor presidentja i adresohet Kuvendit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët