Telegrafi

Liga Premier prezanton topin e ri për sezonin 2024/25, probleme serioze për portierët – fantastik për sulmuesit

Me afrimin e fillimit të sezonit të ri të Ligës Premier, organizatorët kanë prezantuar sot një top të ri dukshëm më modern.

Prodhuesit e topave përpiqen nga sezoni në sezon që t’i bëjnë topat e rinj teknologjikisht më modernë, ndaj në Kampionatin Evropian të Gjermanisë kemi pasur topin “më të zgjuar” deri më tani.

Topi, i cili u përdor në Kampionatin Evropian, përfshin teknologjinë Connected Ball të Adidas, e cila u dërgon të dhënat më të sakta gjyqtarëve VAR në kohë reale, ashtu siç ka një funksion të integruar gjysmë automatik jashtë loje. Qëllimi është të reduktohet koha e pritjes dhe të inkurajohet vendimmarrja më e shpejtë nga gjyqtarët, falë qindra çipave në të.

Tani anglezët kanë prezantuar edhe topin më modern të përdorur në futbollin e ligës angleze. “Frymëzuar nga e kaluara, gati për të ardhmen”, janë fjalët nga prezantimi i topit të ri për sezonin e Premierligës angleze.

Në ndryshim nga Euro 2024, topat e të cilit janë bërë nga Adidas, për Ligën Premier sipas kontratës, topat janë bërë nga Nike. Topi i ri quhet “Nike Flight”, që do të thotë “fluturim”, dhe emrin e ka marrë sepse mundëson një goditje dukshëm më të fortë nga futbollistët, kështu që në periudhën e ardhshme priten edhe shumë gola të tjerë nga distanca.

Topi është bërë nga katër pllaka të lidhura, një dizajn që është krijuar për t’i lejuar lojtarët të gjuajnë më fuqishëm, domethënë të përdorin më shumë fuqi kur godasin topin.

Në sipërfaqen e topit ka brazda në formë që ulin rezistencën, gjë që mundëson kontroll më të mirë në të gjitha kushtet e motit.

Kujtojmë se sezoni i ri i Ligës Premier nis më 16 gusht dhe tashmë në turin e parë kemi një derbi të madh mes Chelsea dhe Manchester City. Tani për tani, qytetarët nga Mançesteri po mbrojnë titullin e kampionit të Anglisë.

“Nike Flight” është topi i fundit që kjo markë sportive amerikane do të prodhojë për Ligën Premier pasi kontrata me drejtuesit ka skaduar dhe nga sezoni i ardhshëm Puma do të bëjë topa për ligën më të fortë në botë.

Në foton e fundit mund t’i shikoni të gjithë topat që Nike ka bërë për Ligën Premier. /Telegrafi/