Kupa e Botës “Katar 2022” do të jetë më unike në histori. Ajo do të luhet midis nëntorit dhe dhjetorit, duke u zhvilluar për herë të parë në dimër.

Ky Kampionat Botëror do të bëhet turneu më i shtrenjtë në histori, pasi Katari ka investuar afro 200 miliardë dollarë në organizimin e tij.


Ndërkohë, shumica e yjeve të mëdhenj të futbollit do të jenë aty me Ligën Premier që dominon në listën e lojtarëve të ftuar.

Cila ligë ka më shumë lojtarë në Kupën e Botës “Katar 2022”?

Liga Premier është liga që do të ketë më shumë përfaqësues në këtë Botëror me 134 pjesëmarrës. Manchester City do të ketë 16 lojtarë në turne, i ndjekur nga rivalët Manchester United (14).

La Liga do të kontribuojë me 84 lojtarë në Kupën e Botës me Barcelonën dhe Real Madridin që përfaqësohen nga 16 dhe 13 lojtarë, respektivisht. Megjithatë, ka skuadra që nuk kanë asnjë lojtar në turne si Girona dhe Elche.

katar 2022 1 1

Ndërkohë, të gjitha skuadrat e Ligës Premier kanë të paktën një përfaqësues në turne.

Bundesliga renditet e treta me 73 lojtarë që shkojnë në Katar, por ata kanë ekipin me më shumë përfaqësues në turneun e Bayern Munich (17).

Liga gjermane pasohet nga Serie A (66 lojtarë) dhe Ligue 1 (52 lojtarë), ndërsa MLS është liga joevropiane me më shumë përfaqësues (35 lojtarë).

katar 2022 2 1

katar 2022 3

Cilët janë lojtarët më të vjetër dhe më të rinj të Kupës së Botës?

Portieri rezervë meksikan Alfredo Talavera është lojtari më i vjetër i turneut, pasi më 18 shtator mbushi 40 vjeç. Nga ana tjetër, 18-vjeçari Youssoufa Moukoko do të jetë lojtari më i ri në Katar.

Cilët janë lojtarët më të vjetër dhe më të rinj të Ligës Premier dhe La Liga në Kupën e Botës?

Në moshën 18-vjeçare, mesfushori i Barcelonës, Gavi do të jetë përfaqësuesi më i ri i La Ligas në Kupën e Botës, me Luka Modric të Real Madridit (37) më i moshuari.

Facundo Pellistri i Manchester United (20 vjeç) do të jetë lojtari më i ri i Ligës Premier në turne, me qendërmbrojtësin e Chelseat dhe Brazilit, Thiago Silva (38 vjeç) që është më i moshuari që është thirrur.

gavi modric

Vetëm Irani ka më pak se 26 lojtarë

Irani është i vetmi ekip që nuk i ka plotësuar të 26 vendet e disponueshme, pasi Carlos Queiroz emëroi një skuadër prej 25 lojtarësh.

Ndërkohë, Tunizia dhe Zvicra ishin të vetmet skuadra që zgjodhën katër portierë, ndërsa Danimarka thirri vetëm dy portierë dhe 24 lojtarë.

/Telegrafi/

telegrafi sport app