Lexuesit e portalit më të madh në vend, Telegrafi.com, kanë votuar në sondazhin “Kush ishin më të mirët e Shqipërisë në EURO 2024?” dhe tashmë lista e më të mirëve është e qartë.
Gjatë ditës së djeshme (e martë), Telegrafi publikoi një sondazh me emrat e të gjithë futbollistëve që luajtën në grupet e Euro 2024 me Shqipërinë.
Pyetja ishte se ‘Kush ishin më të mirët e Shqipërisë në EURO 2024?’ dhe lexuesit kishin të drejt të zgjedhin pesë emra duke i votuar.
Pas 24 orëve të para, sondazhi mblodhi 2430 vota, me vendin e parë që ka një diferencë të konsiderueshme me vendin e dytë.
Më i miri sipas lexuesve në Euro 2024 me Shqipërinë ishte sulmuesi anësor, Arbër Hoxha duke lënë mbrapa kapitenin Berat Gjimshiti.
Hoxha arriti t’i mbledh plot 1661 vota 21 për qind, ndërsa Gjimshiti pati 1127 vota apo 15 për qind në vendin e dytë.
Në vendin e tretë u votua ylli i Interit, Kristjan Asllani me 958 vota apo 12%, duke lënë pas portierin Thomas Strakosha me 631 vota apo 8% dhe Arlind Ajetin në vendin e pestë me 578 vota apo 7 për qind. /Telegrafi/