Poezi nga: Pablo Neruda
Përktheu: Faslli Haliti
Më lërë këtë herë
të jem i lumtur,
nuk i ka ndodhur gjë askujt
nuk jam në asnjë vend,
thjesht
unë jam i lumtur
në të katra këndet e zemrës,
duke ecur,
duke fjetur a duke shkruar.
Ç’mund të bëj, jam i lumtur,
jam pa masë më i plotë
se bari
nëpër lëndina,
ndjej lëkurën si një pemë e rrudhosur,
nën ujë,
sipër zogjtë,
deti si një unazë
rreth meje,
toka e ngjizur prej bukës dhe gurit
ajri këndon si një kitarë.
Për zemrën time mjafton gjoksi yt,
për lirinë tënde mjaftojnë krahët e mi.
Nga goja jote do të arrijë deri në qiell
ajo që rrinte e qetë në shpirtin tim.
Është brenda teje iluzioni i një dite.
Ti vjen si vesë mbi kurora lulesh.
Gërmon horizontin me mungesën tënde,
Përjetësisht në vrapim si vala.
Thashë që këndoje në erën
si pishat dhe si direkët e anijeve.
Si ata ti je e lartë dhe e heshtur.
Dhe befas trishtohesh, si një udhëtim.
Mikpritëse si një rrugë e rrahur.
Të popullojnë jehona dhe zëra nostalgjikë.
Unë jam zgjuar dhe ndonjëherë emigrojnë, ikin
zogjtë që flinin në shpirtin tënd.
Dy të dashuruar të lumtur bëjnë një bukë të vetme,
një pikë të vetme hëne prej bari,
duke ecur lenë dy hijet që bashkohen,
lenë nën një diell të vetëm bosh në shtrat.
Nga të gjitha të vërtetat zgjodhën ditën:
s’u vranë mes tyre me fije peri, por me një aromë
dhe s’e prishën paqen me njeri-tjetrit as fjalët.
Lumturia është një kullë transparente.
Ajri, vera shkojnë me dy të dashuruarit,
nata jep petalet e saja të lumtura,
kanë të drejtë të gjithë karafilat.
Dy të dashuruar të lumtur nuk kanë as fund as
vdekje,
lindin dhe vdesin shumë herë duke jetuar,
kanë përjetësinë e natyrës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë