LAJMI I FUNDIT:

L’Equipe: Real Madridi nxiton, kërkon ‘garanci me shkrim’ nga Mbappe nëse ai pranon ofertën e tyre

L’Equipe: Real Madridi nxiton, kërkon ‘garanci me shkrim’ nga Mbappe nëse ai pranon ofertën e tyre

Gazeta prestigjioze franceze L’Equipe ka publikuar një artikull ku thotë se drejtuesit e Real Madridit besojnë se Kylian Mbappe tani i ka të gjitha kartat në dorë për të vendosur të ardhmen e tij dhe nuk planifikojnë të negociojnë më tej me sulmuesin francez.

Antoine Simonneau raporton në gazetën franceze se “udhëheqësit e Real Madrid i kanë treguar Mbappes dhe rrethit të tij se ata do të donin që vendimi i tyre të zgjidhej shpejt”.

Mbappe do të kishte ofertën nga Real Madridi, i cili do t’i kërkonte “garanci me shkrim” në rast të një përgjigjeje pozitive.


Për të vendosur, Mbappe do të kishte tashmë në tavolinën e tij kushtet ekonomike të propozuara nga Real Madridi, për të cilat, sipas gazetës parisiene, skuadra spanjolle nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Në rast të një përgjigjeje pozitive nga Kylian Mbappe, Real Madridi do të kërkonte “garanci me shkrim” për të mos përsëritur episodin e vitit 2022, në të cilin sulmuesi 25-vjeçar francez refuzoi Los Blancos dhe rinovoi me Paris Saint-Germain.

L’Equipe konsideron se te Real Madridi vlerësohet se Mbappe është më afër largimit nga PSG dhe se vendimi i tij mund të vijë mes shkurtit dhe marsit, rreth 1/8-tës së Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, fjalët e fundit e ka ylli francez dhe ai duhet pritur, pasi jo rrallëherë befason.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Milani etiketon tre trajnerë për të zëvendësuar Conceicaon, Fabregas favorit

Serie A
Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Premier League
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Kalo në kategori