Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka bërë të ditur se ka vizituar sot ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin dhe të tjerët që po mbahen në Hagë.
Lekaj, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se të gjithë pa përjashtim po qëndronin krenarë dhe të palëkundur se kjo është vetëm një sfidë e radhës ndër dhjetëra të tjera në këto tri dekada sfide, por të bindur se do të arrijnë ta ngritin në piedestal pastërtinë e luftës tonë për liri e shtet.
“Sot nga ora 9:00 deri në ora 16:00 kisha nderin dhe privilegjin e veçantë të takoja për orë të tëra miqtë e mi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucatin, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala”, ka shkruar Lekaj, transmeton Telegrafi.
“Një emocion i veçantë për mua të takoj sot në rrethana krejtësisht të pa logjikshme njerëzit, të cilët janë e kaluara e lavdishme, e tashmja shtet-ndërtuese dhe e ardhmja historike e Kosovës. Të gjithë pa përjashtim po qëndronin krenarë dhe të palëkundur se kjo është vetëm një sfidë e radhës ndër dhjetëra të tjera në këto tri dekada sfide sa do e pa drejt por të bindur se do të arrijnë ta ngritin në piedestal pastërtinë e luftës tonë për liri e shtet”, ka shkruar ai.
“Ndër shumë momente sot që më bën krenar ishte edhe takim i shkurtër me komandant Calin. I pathyeshëm dhe shumë i bindur që në fund do të dalë triumfues. Në fund të gjithë pa përjashtim më thanë t’ju përcjell urimet më të mira në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Sot më shumë se kurrë jam krenar që isha bashkëpunëtor i juaji në periudhat më të rëndësishme të popullit tonë për liri e pavarësi. Ne besojmë në lirinë tuaj dhe ju jam përjetësisht falënderues për gjithë kontributin e dhënë në të gjitha etapat e mbi të gjitha në këto momente që po mbroni luftën e drejtë të popullit tonë!”, ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë