LAJMI I FUNDIT:

“Le Parisien”: Shqipëria, një Eldorado e re turistike

“Le Parisien”: Shqipëria, një Eldorado e re turistike

“Shqipëria, një Eldorado e re turistike për italianët që e shohin vendin e tyre shumë të shtrenjtë”. Me këtë titull gazeta e njohur franceze, “Le Parisien” i ka kushtuar një shkrim të gjatë fluksit turistik të italianëve gjatë kësaj vere.

Gazeta e njohur franceze thotë se edhe italianët braktisën plazhet e jugut të tyre duke kaluar masivisht Adriatikun drejt Shqipërisë ku gjetën çmime më të favorshme. Sipas “Le Parisien” janë rreth 500 mijë italianë që këtë verë pushuan në plazhet e njohura në Durrës, Vlorë apo Sarandë. Në shkrim nënvizohet se madje edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni preferoi plazhet shqiptare këtë verë në vend të shtëpisë së saj të zakonshme të pushimeve në Pulia.

“Duhet thënë se vendi ka gjithçka për të kënaqur italianët, duke filluar nga çmimet e tij shumë më tërheqëse: 10 deri në 15 euro për 2 shezllonë dhe një çadër për gjithë ditën në një plazh shqiptar, kundrejt mesatarisht trefishit në Itali.”


Prestigjiozja franceze përmend edhe postimin e kryeministrit Rama për anijen Vlora dhe që shkaktoi mjaft polemika.

“Ashtu si Kroacia, e cila zhvilloi në masë të madhe turizmin e huaj në bregdetin e saj të Adriatikut pasi u largua nga ish-Jugosllavia, Shqipëria tani dëshiron të marrë frymëzim nga ky model”, citon “Le Parisien”.

Gazeta citon edhe kryeministrin Rama që tha se Shqipëria është një Itali e vogël, por edhe paralajmërimin e tij se edhe këtu çmimet do të rriten, por ato nuk janë gjithçka për të t’u ndier në Shqipëri si në shtëpi. /Tv Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori