LAJMI I FUNDIT:

Lazanja Marvin

Lazanja Marvin

Përbërësit:

▪ 500 gr lazanja
▪ 1 kg patëllxhan
▪ ½ kg domate, të pjekura mirë
▪ 500 gr gjizë
▪ Beshamel
▪ Mocarela
▪ Vaj ulliri
▪ Hudhra
▪ Kopër
▪ Majdanoz
▪ Kripë
▪ Piper
▪ Fëstëkë

Përgatitja:


Fillimisht skuqim patëllxhanët dhe i thithim yndyrën me letër kuzhine. Në një tavë që e lyejmë më parë me yndyrë, vendosim si shtresë të parë lazanjën.

Pastaj shtojmë patëllxhanët, domatet e prera në kubikë, gjizën dhe shtojmë erëzat, fëstëkët dhe në fund vajin e ullirit.

Kjo procedurë përsëritet tre herë, ku në shtresën e fundit shtojmë beshamel, mocarela, pak gjalpë të freskët dhe fistiqe.

E pjekim në furrë në 20-30 minuta në temperaturë 250 ºC.

Pasi ftohet për rreth 20 minuta, lazanja është gati për t’u servirur. /Telegrafi/