Largohen disa deponi ilegale në pjesë të ndryshme të Mitrovicës

Gjatë këtyre ditëve është marrë një aksion për largimin e disa deponive ilegale në Mitrovicë.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Mitrovicës, Egzon Sadiku, ka thënë se ky aksion është marrë në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Mirëmbajtjes “Uniteti”, shkruan Telegrafi.
“Këto ditë, në bashkëpunim me KRM ‘Uniteti’, kemi ndërmarrë një aksion për largimin e disa deponive ilegale në pjesë të ndryshme të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Sadiku është shprehur se janë të përkushtuar për një qytet më të pastër për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































