Largimi i shtyllave në korsitë e biçikletave, parkingu pa pagesë – Kasami prezanton vendimet në 100 ditët e para

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në konferencë për shtyp e ka publikuar programin dhe vendimet që do t’i merr në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, pasi e mori mandatin si kryetar i Tetovës.
Kasami tha se fillimisht do të rishikojë të gjitha kontratat dhe marrëveshjet e ndërmarrjeve komunale, shkollave dhe çerdheve dhe të njëjtat do t’i publikojë në opinon, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu tha se do të largohen shtyllat sinjalizuese për korsitë e biçikletave, si dhe parkingu do të jetë pa pagesë deri në një afat të caktuar, gjegjësisht deri sa të shihet puna e ndërmarrjes publike për parkingjet.
“Programi për 100 ditët e para përfshinë: Detektimin dhe rishikimin e të gjitha kontratave, të ndërmarrjeve komunale, shkollave dhe çerdheve; Transmetimi drejtpërdrejt i seancave të këshillit komunal; Aksion mbarëqytetarë për largimin e mbeturinave; Vendosjen e kontejnerëve për klasifikimin e mbeturinave; Riparimi i mundshëm i kontejerëve ekzistues dhe vendosja e tyre shtesë”.
“Mbyllja e të gjitha punimeve të hapura në infrastrukturën rrugore; Largimi i shtyllave sinjalizuese për korsitë e biçikleta; Parkingu i qytetit përkohësisht papagesë; Identifikimi i borxhit të komunës, ndërmarrjeve komunale, shkollave dhe çerdheve dhe publikimi i tyre; Rishikimi i planit gjeneral urbanistik dhe atyre detale”, tha Kasami.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me raportin e punës së komunës, Kasami tha se janë vërejtur shkelje ligjore të afatave dhe shkelje të procedurave të tenderimit. Ai theksoi se brenda një kohe të shkurtë do të publikohet revizioni për punën e komunës, në kohën kur është udhëhequr nga paraardhësja e tij, Teuta Arifi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri