Larg rrugës e ma pak shpenzime nëpër internet kafe- IdeaPad Gaming 3 ka krejt çka ju duhet për me zhvillu lojën online brenda shtëpisë tuaj!

Online gaming viteve të fundit është bërë shumë më shumë se sa një trend i kohëve moderne dhe mani e gjeneratave të reja. Rritja e numrit të njerëzve që luajnë online ka thyer rekorde, pasi që përveç se kalojnë shumë orë duke luajtur në lokale për lojëra online, serioziteti rreth tyre është rritur sa ka shkuar në nivel profesional, ku mund të fitohen edhe çmime botërore.
Shumë prindër mund të ankohen që fëmijët e tyre po kalojnë më shumë kohë jashtë se sa që duhet nëpër lokale të tilla. Meqenëse kjo mund të kthehet në diçka shqetësuese për familjen tuaj, Telegrafi Deals menjëherë e gjenë zgjidhjen. Ju mund t’ia blini fëmijëve tuaj laptopin IdeaPad Gaming 3, në këtë mënyrë do t’i keni më afër dhe do të mund të menaxhoni me ta.
Ky laptop i krijuar posaqërisht për lojëra online punon me frekuencë prej 3.3 GHz ose deri në 4.2GHz në modalitetin turbo. Laptopi është i pajisur me WiFi ax, Bluetooth 5.0, HDMI, kamerë HD, tastierë me ndriçim të pasmë, tingull Nahimic dhe sistem operativ Windows 11 Home.
Idea Gaming 3, e gjeni me zbritje nga çmimi 1.099.50 euro në vetëm 979.50 euro, mjafton të shfrytëzoni kodin TelegrafiDeals.
Më shumë







