Diego Perotti dhe Erik Lamela janë të favorizuar për të zënë vendin e Manuel Lanzinit që u desh ta lë Argjentinën shkaku i një dëmtimi.
Lanzini ka pësuar një lëndim në ligamente, ndërsa u mendua që do t’i hapët dera për Mauro Icardin.
Por siç duket Jorge Sampaoli ka një emër tjetër të preferuar.
Mësohet se Perotti i Romës dhe Erik Lamela i Totenham Hotspur, janë të preferuarit e trajnerit për ta zëvendësuar lojtarin e West Ham United.
Opsion mbetet edhe Ricardo Centurion, por që ka operuar nga apendiksi dhe do të jetë jashtë për 10 ditë.
Argjentina llogaritet si një nga kombëtaret më të forta dhe favorit për të triumfuar.
Largimi i Lanzinit nuk konsiderohet humbje e madhe për Argjentinën, pasi nuk paramendohet si lojtarë i formacionit bazë. /Telegrafi/