Për neve të cilët jemi rritur duke e shikuar Lancia Delta Integrale-n duke shkuar me shpejtësi drejt fitoreve të panumërta në garar rally, dhe duke e parë një prej tyre në ngjyrat klasike Martini sjell kujtime të bukura.
Dhe sigurisht, legjenda Sebastian Loeb mund të jetë ndjerë njëjtë kur vitin e kaluar ai e voziti një Lancia Delta Integrale “të ringjallur”.
Loeb, dhe shoku i tij i skuadrës Guerlain Chicherit, që të dy vozitën Lancia Delta Evo-e RX në Charade Super Show që u mbajt në Francë me 21 maj, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.
Nga ajo periudhë e tutje, ato 2 vetura do të përdoren nga ekipi Special One Racing për të garuar në kampionatin World Rallycross për të paktën 3 sezona.
Secila prej Delta-ve është pajisur me dy motorë elektrikë me 335 kuaj fuqi. Fuqia dhe kapaciteti rrotullimit janë të kufizuara nga rregulloret e Kampionatit – teksa fuqia maksimale është vendosur në 680 kuaj fuqi dhe ndërda kapaciteti i rrotullimit nuk mund të kalojë 880 njuton metër.
Edhe pse fuqia e kombinuar prej pak më shumë se 670 kuaj fuqi nuk tingëllon novatore, kur krahasohet me Rimac Nevera, Delta Evo-e ka shpejtësi mjaft të madhe.
Kampionati Botëror Rallycross ka qenë një ngjarje vetëm për vetura elektrike që nga viti i kaluar, ai fillon këtë fundjavë në Portugali dhe më pas kalon në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë që nga viti 2019. /Telegrafi/