LAJMI I FUNDIT:

Lajmet e rrejshme më shumë e forcojnë BDI-në, thotë Ali Ahmeti (Video)

Lajmet e rrejshme më shumë e forcojnë BDI-në, thotë Ali Ahmeti (Video)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në shënimin e 17 vjetorit të partisë së tij, ka mbajtur fjalim para anëtarëve dhe sipmatizantëve të kësaj partie.

Në mes tjerash, në mënyrë tërthore ai ka folur edhe për përgjimet e reja që janë publikuar në Facebook, e që kanë të bëjnë me të personalisht dhe partinë e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai i quajti lajme të rrejshme, ndërsa tha se ato më shumë e forcojnë se sa e dobësojnë partinë e tij.


“Nuk kanë qenë të paktë kundërshtarët, ata që shpifën dhe shpifin ende sot. Kjo është për të denigruar BDI-në duke bërë lajme të rrejshme për çdo ditë dhe duke bërë të pavërteta. Çdo lajm i rremë dhe çdo tendencë për të denigruar BDI-në, nuk bën asgjë tjetër vetëm se çelikos më shumë anëtarët tanë dhe i bën më të fortë”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se ka kërkuar më herët si dhe përsëriti edhe sot, që të hapet hetim ndërkombëtar për veprimtarinë e BDI-së që nga viti 2002 deri sot.

Ndryshe, ditëve të fundit në rrjetin social Facebook në profilin “El Cheka” janë publikuar disa përgjime në të cilat dëgjohet kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, të cilët bisedojnë për çështje të ndryshme, si dhe për anëtarët e kësaj partie./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori