Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për të diskutuar rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Përmes një postimi në platformën X, Lajçak ka njoftuar se është dikutuar për Marrëveshjen e Ohrit dhe poashtu janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme që burojnë nga marrëveshjet e mëparshme.
Ai gjithashtu bëri të ditur se janë dakorduar për hapat e ardhshëm të procesit të dialogut.
“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar së zbatuari në thelb. Diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën X.
Ndryshe, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, u takuan të enjten në Bruksel me ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak, në kuadër të përpjekjeve për të filluar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Për dallim nga organizimet e muajve të fundit, kësaj radhe u zhvillua një takim trepalësh, ndonëse sërish pa ndonjë përparim.
Kryenegociatori i Kosovës, Bislimi, i vlerësoi të dështuara takimet e sotme ndërsa akuzoi Serbinë se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke e vlerësuar këtë qëndrim si joserioz.
Në një komunikatë për media qeveria e Kosovës tha se kryenegociatori Bislimi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes në tërësi dhe pa vonesa, përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve.
Derisa kryengociatori serb, Petkoviç, tha se pala serbe nguli këmbë në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe u ankua për pozitën e serbëve në Kosovë./Telegrafi/
Hosted the Chief negotiators of Kosovo and Serbia in Brussels today. We spoke about the implementation of the Ohrid Agreement, which is yet to start on substance. We also discussed a number of important issues stemming from past agreements and agreed on next steps. pic.twitter.com/ZOpMwjfa1H
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 24, 2024
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin