Me krijimin e imazhit të saj dhe sigurimin e një numri të madh të fansave, Kylie Jenner tashmë ka dalë nga hija e motrave të saj të popullarizuara.
19-vjeçarja madje ka dëshmuar se mund ta rivalizojë edhe të famshmen Kim Kardashian me asetet që posedon në trupin e saj.
Fotografitë e yllit televiziv të realizuara në plazhet e Karaibeve, e shfaqin atë në poza që vënë në pah të pasmet e saj, teksa është e veshur me bikini.
Në pushime, Kylie ishte shoqëruar nga një grup shoqesh, si Bella Hadid e Hailey Baldwin, si edhe nga motra e saj, Kendall.
Me të ishte edhe i dashuri i bukuroshes, reperi Tyga. /Telegrafi/