Kyle Walker dhe Bernardo Silva patën një moment të çuditshëm, por edhe gazmor gjatë fitores së Manchester City ndaj Chelsea të enjten mbrëma.
City e mbylli diferencën ndaj liderit të ligës, Arsenalit, me vetëm pesë pikë pas fitores 1-0 në Stamford Bridge.
Zëvendësuesi i pjesës së dytë Riyad Mahrez shënoi golin e vetëm nga një distancë e afërt pas asistimit të përkryer të Jack Grealish në minutën e 63-të.
Por një moment në pjesën e parë që përfshin Walker dhe Silva ka bërë që njerëzit të flasin në internet, duke i befasuar fansat.
Në minutën e 35-të, mbrojtësi i djathtë anglez i Cityt ishte përgjegjës për një rivënie, por rivënia e topit në lojë nga ai ishte shumë e çuditshme.
What did Bernardo Silva do to upset Kyle Walker ?pic.twitter.com/c1Dt3xhE4u
— SPORTbible (@sportbible) January 5, 2023
Ai shikoi përreth për opsione përpara se të merrte një vendim të çuditshëm. Ai gjuajti topin me shpejtësi të madhe dhe goditje të fortë drejt Silvës, i cila u largua nga rruga pas nuk kishte shanse ta ndalonte me gjoks apo kokë.
Silva njihet për tekniken e tij të mirë për ndalimin e topit, por Walker definitivisht po mbivlerësonte aftësitë e shokut të tij të skuadrës, pasi ai e lëshoi topin drejt në fytyrën e tij.
Pep Guardiola padyshim që nuk ishte i impresionuar pasi zëvendësoi reprezentuesin anglez në pushimin mes pjesëve. /Telegrafi/