Ky laptop HP e mban baterinë 7 orë, ka çmim të volitshëm dhe performanca fenomenale
Laptopi është i pashmangshëm në punën dhe shkollimin tuaj. Kryerja e detyrave ditore plotësohet më lehtë përmes tij e në të njejtën kohë edhe mbajtja e tij në ambientet ku ju përshtatet të punoni është shumë e lehtë.
Laptop HP 255 G8, 15.6'', AMD Ryzen 5, 8GB RAM, 256GB SSD, AMD Radeon Graphics, i argjendtë, ka dizajn të hollë dhe të lehtë e me përmasa më të vogëla sesa laptopët e mëparshëm, të kësaj serie. E karakterizojnë shumë gjëra si performancat tejet të larta, sepse me të puna bëhet më efikase dhe më argëtuese. Madhësia e ekranit dhe kualiteti Full HD bashkë me AMD Radeon Graphics mundëson imazhe më të pastërta, të detajizuara dhe me shumë shpejtësi.
Përmban dy altoparlantë dhe bateria e tij zgjatë deri në shtatë orë. Pos kësaj laptopi mban një hard disk 256GB SSD për ruajtjen e të dhënave. Laptopi ka sistem operativ Windows 10 Home dhe vjen me zbritje nga çmimi 467.50 euro në vetëm 399.50 euro, mjafton të shfrytëzoni kodin TelegrafiDeals.
Top Deals
Telegrafi Real Estate në Email
Regjistrohu dhe pranoj ofertatme te reja ne emailin tend


















