Ky është kamioni më i madh hibrid-elektrik për miniera në botë

Kompania kineze, Zoomlion ka prezantuar modelin ZTE520, kamionin më të madh hibrid-elektrik për përdorim në miniera në botë.
Ky automjet përfaqëson një hap të rëndësishëm teknologjik në këtë sektor. Bëhet fjalë për një kamion minierash që ruan përparësitë dhe fleksibilitetin e modeleve me naftë, por që ofron një ulje të ndjeshme të konsumit të karburantit.
ZTE520 ka një gjerësi prej mbi nëntë metrash dhe një lartësi prej shtatë metrash, me kapacitet ngarkese deri në 300 ton dhe peshë maksimale 520 ton.
Ai është i pajisur me një sistem të avancuar hibrid që kombinon një motor nafte 16-cilindrash me kapacitet 52 litra dhe 2100 kuaj/fuqi, si dhe baterinë më të madhe në industrinë e minierave.
Sistemi elektrik i lëvizjes lejon një kursim deri në 15 për qind krahasuar me modelet tradicionale me naftë, ndërsa jetëgjatësia e tij e vlerësuar është mbi 60 mijë orë pune.
Një tjetër përparësi e këtij kamioni është se të gjitha komponentët kryesorë janë zhvilluar dhe prodhuar nga vetë Zoomlion, çka siguron stabilitet të zinxhirit të furnizimit dhe ulje të konsiderueshme të kostove operative për përdoruesit përfundimtarë. /Telegrafi/
















































