LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë do të ketë qasje të privilegjuar tek mediat për referendumin

Kuvendi i Maqedonisë do të ketë qasje të privilegjuar tek mediat për referendumin

Vetëm Kuvendi, si propozues i autorizuar, do të ketë qasje të privilegjuar në shërbimet e ofruara nga mediat e shtypura dhe mediat elektronike (portalet), në lidhje me kryerjen e propagandës publike për referendumin e ardhshëm, njoftoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

“Propozuesi i autorizuar ka prioritetin e përdorimit të termineve në media. Subjektet e mbetura mund të reklamohen në media, por në kushtet e tregut. Terminet e papërdorura, mediumi mund t’i shes tek subjekte të tjera, sipas kushteve të dakorduara me blerësin. Listat e çmimeve dhe kushtet për prezantimin e medias, të cilat mediat i dorëzojnë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i referohen vetëm “qasjes së privilegjuar” të propozuesit të autorizuar. Të gjitha subjektet e tjera pajtohen me mbulimin e tyre të medias me mediumin e duhur, sipas kushteve të tregut”, njoftoi KSHZ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga KSHZ thonë se gjitha subjetet tjera mund të kenë paraqitjet e tyre nëpër media për referendumin, por qasja do të bëhet nën kushtet e tregu dhe në përputhje me rregullat dhe politikat për reklama të paguara.


KSHZ shton se të hënën do të ndryshojë Rregulloren, ku do të vazhdohet afati për dorëzimin e çmimeve për reklamimet nëpër media deri më 7 gusht 2018./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori