Ikja e punonjësve shëndetësorë në vendet perëndimore është bërë problem i cili ka filluar t’i shqetësojë strukturat shtetërore, mirëpo ende nuk është gjendur një mekanizëm adekuat si të parandalohet kjo dukuri. Tash së fundmi Ministria e Shëndetësisë po mendon të hartojë një strategji që do të shkonte në favor të shtetit, por jo edhe të individëve, shkruan gazeta KOHA. Konkretisht Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë parashikon të lidhë një marrëveshje me ministrinë e homologe të Gjermanisë e cila do të obligonte infermieret të punojnë përkohësisht në këtë shtet e jo me afat të pacaktuar siç është tani. Në këtë mënyrë autoritet e Maqedonisë duan të frenojnë ikjen masive të punonjësve shëndetësorë në mënyrë që të mos krijohen boshllëqe të mëdha nëpër spitalet dhe ordinancat e Maqedonisë.
Shoqata e motrave medicinale,teknikëve dhe mamive “Për ne” është kundër masave të tilla dhe kërkon që Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë para se të del me kushtëzime të tilla, të krijojë kushte të volitshme që punonjësit shëndetësor të mos e braktisin vendin.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, dr. Asim Musa për gazetën KOHA, thotë se nuk ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë, por është informuar përmes mediave se ministri Filipçe parashikon marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë të Gjermanisë, për parandalimin e infermierëve që ikin nga Maqedonia. Ai shton se nuk bëhet fjalë për kushtëzim dhe as nuk mund të kushtëzojë qytetarët e vendit aq më pak të urdhërojë një shtet tjetër që të marrë masa për të ndaluar fluksin e infermierëve që ikin. Sipas zëvendësministrit Musa, është pak e arritshme ky synim.
“Gjermania nuk i merr infermierët pse ka dëshirë, por sepse ka nevojë për këtë staf mjekësor. Sipas tij, Gjermania ka ligje që rregullon punën e një shtetasi të huaj në vendin e tyre dhe në këtë kontekst, nuk mund të kushtëzohen njerëzit, sepse nuk jemi në kohën e monizmit, ku edhe kufizohej lëvizja e njerëzve”.
Edhe dr. Musa pajtohet se dukuria e ikjes së kuadrove shëndetësorë do të parandalohej nëse ofrohen kushte më të mira, që, të paktën, atë jetë që kërkojnë infermierët në Evropë, ta gjejnë edhe në shtetin e tyre. Prandaj në këtë drejtim po merren masa, gjegjësisht ka përmirësime jo në paga, por në ngritjen e shumës së shtesës së punës së siç janë kujdestaria, puna gjatë natës, informon ai dhe shton se me rritjen e pagave të mjekëve duhet të rriten edhe pagat e infermierëve, meqë janë edhe bartësit kryesor të aktiviteteve.
Nga Shoqata e motrave medicinale, teknikëve dhe mamive “Për ne” thonë se infermierët tanë nuk ikin vetëm në Gjermani, por në të gjitha vendet e botës,dhe nëse deklarata e ministrit vërtet bëhet realitet, kjo nuk mund të jetë zgjidhje. Gordanka Beshliovska përfaqësuese e Shoqatës “Për ne” mendon se një kusht i njëjtë duhet të vlejë edhe për mjekët që 2-3 muaj të punojnë dhe të kthehen në vendin e tyre.
Prandaj, nga kjo shoqatë kërkojnë të themelohet një odë, sepse nuk janë reprezentativë, nuk ka ligj për profilin e tyre, ku edhe e kërkojmë nga ministria. Ditët në vazhdim pritet që të kenë takim me sindikatën dhe ministrin që do të paraqesim qëndrimet e tyre për përmirësimin e kushteve të infermierëve. Problemin e kuadrit mjekësor nga shoqata thonë se duhet këtu ta zgjedhin. Nuk e shohin të rëndësishme që ajo metodë do të ndërhyj në ndalimin e infermierëve.
Edhe pse infermierët për momentin e kanë pagën 16.000 denarë, ato megjithatë presin të rritet koeficienti dhe marrëveshja kolektive të ndryshohet. Pastaj duhet të ketë konkurse të rregullta, në mënyrë që të ndërpritet praktika e punës me kontratë, edhe përkundër fakti se ka mungesë të kuadrit mjekësor.
Për tejkalimin e problemeve të grumbulluara në sektorin e shëndetësisë publike, kjo Shoqatë pati takim në Ministrinë e Shëndetësisë, me ç’rast ka parashtruar këto kërkesa: ndryshimi i koeficientit të pagës, njohja e profilit në marrëveshjen kolektive, të njihet përvoja e punës, kufi në shkallën e pensionit, vlerësim i punës së kujdestarisë dhe Shoqata të shndërrohet në odë të mjekëve./koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës