LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila viziton refugjatët nga Gjakova që jetojnë në Mal të Zi

Kusari-Lila viziton refugjatët nga Gjakova që jetojnë në Mal të Zi

Kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, po qëndron për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Në Podgoricë Kusari – Lila, është pritur nga ministrja malaziase e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zorica Kovaçeviq, më të cilën ka bashkëbiseduar për refugjatët nga Kosova, që tash e 17 vjet jetojnë nëpër kampet e refugjatëve në Mal të Zi.

Kryetarja Kusari- Lila është interesuar për gjendjen e ish – banorëve të komunës së Gjakovës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, të cilët jetojnë nëpër këto kampe, ndërsa ka zhvilluar edhe një takim me këta banorë, në kampin Konik, në Podgoricë.


Për ta dëshmuar vendosmërinë e komunës në këtë drejtim, Kusari -Lila ka përmendur si shembull edhe kthimin e 12 familjeve tjera kohë më parë. Në këtë rast komuna e pati ndarë parcelën, ndërsa shtëpitë për të kthyerit ishin ndërtuar UNHCR-i.

Në takim me kryetaren Kusari – Lila, përfaqësuesit e 18 familjeve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, kanë shprehur interesim për t’u kthyer e për të jetuar në Gjakovë dhe për këtë kanë kërkuar ndihmë nga kryetarja për krijimin e kushteve elementare pas kthimit.

Duke u garantuar se ata mund të kthehen në çdo kohë, Kusari – Lila i ka njoftuar se tashmë komuna e ka ndarë parcelën për ndërtimin e 25 shtëpive për familjet që dëshirojnë të kthehen. Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se komuna nuk ka mjete financiare që ta mundësojë edhe ndërtimin e shtëpive.

Për këtë, Kusari – Lila ka kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria e Malit të Zi, e po ashtu edhe nga Qeveria e Kosovës, që të investojë në ndërtimin e këtyre shtëpive, në mënyrë që ata që dëshirojnë të kthehen ta bëjnë këtë sa më shpejtë

Nga ana tjetër, banorët e komuniteteve RAE, u shprehen të kënaqur me gatishmërinë dhe ndihmën konkrete që komuna e Gjakovës po u ofron atyre, ndërsa e falënderuan kryetaren Kusari -Lila, pasi siç thanë ata, ajo është e vetmja kryetare që është interesuar për fatin e tyre e madje edhe i ka vizituar ata në kampet ku po qëndrojnë aktualisht.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori