LAJMI I FUNDIT:

Kusari Lila: Po forcohen ndërmarrjet e vogla

Kusari Lila: Po forcohen ndërmarrjet e vogla

Është bërë inaugurimi i projektit të ri të ndërmarrjes INOVA në Gjakovë “Zgjerimi i mëtejshëm i kapaciteteve të prodhimit dhe portofolit të produkteve të INOVA – Industria e Gypave të Plastikës”.

Ky projekt është pjesë e Programit Mbështetje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë.

Ky program i granteve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme është bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, dhe implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim -IOM. Fillimisht kryetarja e komunës, Mimoza Kusari Lila ka falënderuar donatorët por edhe vet menaxherët e kësaj ndërmarrje.


Ndërkaq, Libor Chlad nga zyra e BE u shpreh i kënaqur që puna është kryer me suksese.

Ndërmarrja Inova është themeluar që në vitin 1989 dhe që nga ajo kohë ka funksionuar me sukses duke bërë edhe zgjerimin e disa vendeve të punës. /Telegrafi/