Ish-kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti analizon situatën e tashme në Kosovë, ngërçin politik në Maqedoni, githashtu rolin që kanë shqiptarët në rajon.
Për arrestimin e Haradinajt në Francë, ish-kreu i Vetëvendosjes, Kurti tha se nuk është vetëm fryt i propagandës serbe, paaftësisë së qeverisë së Kosovës, por dhe qasja e dyfishtë, që sipas tij, ka Franca dhe e djathta ndaj Kosovës.
“Në këtë këndvështrim një nga problemet që Serbia i hap Kosovës prej kohësh,- thotë ai,- është dhe përfitimi i njëanshëm tregtar që vijon të ketë”.
Në këtë intervistë për gazetën “Shekulli” ai ka thënë se në këto rrethana, sa më mirë që sillesh më Serbinë, aq më e keqe bëhet ajo.
“Mirësinë tonë ajo e kupton veçse si dobësi. Në marrëdhëniet me Serbinë ne duhet ta zbatojmë parimin e reciprocitetit dhe ta kushtëzojmë Serbinë. Nuk ka kuptim që në dialogun në Bruksel Kosova të jetë më shumë temë sesa palë. Serbia duhet të na i paguajë dëmshpërblimet e luftës për humbjet e vuajtjet që na i ka shkaktuar, ndërsa Kosova si treg ku Serbia lirshëm shet gjysmë miliardi euro mallra në vit të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë”, ka thënë Kurti.
Lidhur me krijimin e të ashtuquajturës “Zajednicë”, Kurti ka thënë se Serbia ka pasur shpresë që nënshkrimet e Thaçit e Mustafës në Bruksel mjaftojnë për ta realizuar “Zajednicën” në Kosovë.
“Duke iu falënderuar protestave popullore e padëgjueshmërisë parlamentare, peticionit të 205.000 qytetarëve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Thaçi e Mustafa u deligjitimuan, kurse “Zajednica” vdiq. Tash Serbia po kërkon incidente për t’i paraqitur serbët në Kosovë si komunitet i rrezikuar që po detyrohet ta shpall mëvetësinë serbe në Kosovë, kundrejt pavarësisë së Kosovës. Pra, ta interpretojë “Zajednicën” për opinionin serb dhe atë ndërkombëtar si çështje të sigurisë elementare. Mbi të gjitha, nuk duhet ta harrojmë që Mitrovica është e ndarë për shkak të Trepçës dhe pasurive të saj. Qartazi, Serbia e do Trepçën në tryezë në Bruksel”, u shpreh Kurti.
Ish- kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur edhe për murin në vetri të Mitrovicës, ku ka theksuar se ai mur duhet të hiqet
“Muri në veri të qytetit duhet të hiqet. Por si u bë që ai u lejua të ndërtohet madje nga një kompani ndërtimore shqiptare? Si bëhet që Mustafa, Thaçi e Veseli flasin edhe për datat se kur do të hiqet muri gjë që e mobilizon Serbinë dhe demobilizon shqiptarët? Kam drojën se në vend të një plani gjithëpërfshirës politik, të sigurisë dhe socio-ekonomik për bashkimin e qytetit, kjo qeveri do të ndërmerr ndonjë aksion të vetmuar policor disaorësh i cili edhe ngelet përgjysmë edhe me pasoja në njerëz ngjashëm si me 25 korrik 2011. Nuk e përjashtoj mundësinë që kjo qeveri e cila është kuislinge tash e sa vjet do të orvatet të shtiret patriotike për disa orë. Kosova po vuan prej politikanëve që historinë (e popullit) e kanë shndërruar në biografi (personale). Privatizimi nuk është i kufizuar vetëm në ekonomi”, tha Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?