LAJMI I FUNDIT:

Kurti falënderon kongresistin amerikan Crow për avokimin e tij të zëshëm për Kosovën

Kurti falënderon kongresistin amerikan Crow për avokimin e tij të zëshëm për Kosovën

Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kongresistin amerikan, Jason Crow.

Kryeministri Kurti e njohu kongresistin me vizitën më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe takimet produktive e të frytshme të mbajtura atje.

Ai e falënderoi kongresistin për përkrahjen e vazhdueshme dhe avokimin e zëshëm të tij për Kosovën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Bashkëbiseduan edhe rreth rolit të diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një urë e fuqishme lidhëse mes dy shteteve tona, por edhe si kontribuuese e rëndësishme në jetën shoqërore amerikane.

Kryeministri Kurti e ftoi kongresistin Crow që ta vizitojë Kosovën, duke shprehur se është i mirëseardhur në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga 56 në 51, si mbeti LVV pa pesë deputetë në Kuvend?

Nga 56 në 51, si mbeti LVV pa pesë deputetë në Kuvend?

Lajme
Refugjatët zbresin në Shëngjin, priten me banderola kundër Ramës dhe Melonit:

Refugjatët zbresin në Shëngjin, priten me banderola kundër Ramës dhe Melonit: "Përfundon këtu ëndrra evropiane"

Lajme
PDK me aksion simbolik në Kuvend, vendos kapele në ulëset e deputetëve të LVV-së

PDK me aksion simbolik në Kuvend, vendos kapele në ulëset e deputetëve të LVV-së

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Shkuan ta vizitonin Ujëvarën e Mirushës, turistëve nga Spanja dhe Amerika Latine ua vjedhin çantën me dokumente

Shkuan ta vizitonin Ujëvarën e Mirushës, turistëve nga Spanja dhe Amerika Latine ua vjedhin çantën me dokumente

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori