LAJMI I FUNDIT:

​Kurti çuditet nga ftesa e Borrellit: S’kam vendosur nëse do të shkoj në Bruksel

​Kurti çuditet nga ftesa e Borrellit: S’kam vendosur nëse do të shkoj në Bruksel

Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar të çuditshme ftesën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell për takim të nivelit të lartë gjatë javës së ardhshme.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se kur ka kërkuar takim për këtë javë, kërkesa e tij është refuzuar nga Borrelli me arsyetimin se situata duhet të de-eskalohet, ndërsa tani ka ftuar menjëherë takim pas rrëmbimit të policëve dhe kur situata ka eskaluar edhe më shumë.

Kurti ka deklaruar se nuk ka vendosur nëse do të shkojë në këtë takim, por se do të njoftojë Borrell me kohë për vendimin e tij.


“Në lidhje me ftesën e fundit nga z. Borrell të takohemi në Bruksel pak e kam të çuditshme sepse kur kërkova javën e kaluar të takohemi në Bruksel z. Borrell tha se na duhet de-eskalim dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë Borrell kërkon takim të nivelit të lartë, kur eskalimi është i lartë sa një mal atëherë marr ftesë që të shkoj në takim të lartë kurse kur kërkova takim paraprakisht më thane se nevojitej de-eskalim, ende nuk kam vendosur mirëpo do ta informoj në kohë z. Borrell sepse nuk mu paraqit për këtë javë por për javën e ardhshme”.

Megjithatë, kryeministri ka thënë se është i përgatitur për takime pasi dëshiron që marrëveshjet e arritura deri më tani të implementohen.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që bota ta dënojë agresionin e Serbisë, pasi kidnapoi tre policë të Kosovës brenda territorit të vendit. Ai po ashtu ka kritikuar KFOR-in për mospozicionim në rastin e incidentit.

Ndryshe, Borrell ka thënë të enjten se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave. Ai e ka bërë këtë deklaratë në prag të një takimi me ministra të NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori