Kurrë s’ki me mbetë pa bateri me këtë Power Bank që ka Fast Charge dhe kapacitet 10,000 mAh

Power banks kanë fituar një popullaritet të madh viteve të fundit, duke u bërë kështu ndër pajisjet më të kërkuara dhe më të shitura mbarë botës.
Popullariteti është krijuar nga nevoja e vazhdueshme e njerëzve për të, një mbushës i disa pajisjeve elektornike në të njejtën kohë, që është shumë i përshtatshëm në raste udhëtimi, kur bëni kampe dhe hiking e gjithashtu edhe në raste pune, kur jeni në terren.
Me power bank XIAOMI Mi Fast Charge 3 10000mAh, ju mund të karikoni deri në 3 pajisje njëkohësisht me USB, microUSB dhe USB-C. Në rast rënje, materiali i saj është tejet rezistent, në krye ka 4 LED të bardhë për të treguar kapacitetin e baterisë dhe një buton të vogël që do të ju ndihmojë të aktivizoni karikimin e ngadaltë me dy presione, për pajisje të vogla si orët e menqura ose kufjet me wireless.
Power bank XIAOMI Mi Fast Charge 3 10000mAh, të zi, mund ta blini me zbritje duke shfrytëzuar kodin TelegrafiDeals, nga çmimi 24.50 euro në vetëm 19.50 euro.
Për çdo blerje me kodin TelegrafiDeals, ju automatikisht bëheni pjesë e lojës shpërblyese për të fituar Macbook Air falas.
Më shumë







