LAJMI I FUNDIT:

Kukan: Nuk ka asnjë dokument të BE-së që i kërkohet Serbisë ta njohë Kosovën

Kukan: Nuk ka asnjë dokument të BE-së që i kërkohet Serbisë ta njohë Kosovën

Nuk ka asnjë dokument zyrtar i Bashkimit Evropian përmes së cilit insistohet që Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Kështu ka thënë kryetari i delegacionit BE–Serbi i Komitetit për Stabilizim Asociim të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan.

“Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm për ne. Në Parlamentin Evropian këtë dialog e kemi marrë shumë seriozisht. E gjitha varet se si marrëveshjet e arritura shndërrohen në realitet”, theksoi ai.


Kukan deklaroi po ashtu se ka presione direkte dhe indirekte për vazhdimin e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për të Jashtme dhe Siguri të Politikave Federica Mogherini nuk është shumë e pranishme në media, por është duke punuar në vazhdimin e dialogut për të arritur një rezultat pozitiv për të dyja palët dhe për ne në BE.  Askush nuk është i kënaqur me kompromisin, por kjo është zgjidhja e vetme”, tha Kukan, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori