LAJMI I FUNDIT:

Kufiri i shpejtësisë ishte 90, por ky amerikan voziste 250 km/orë

Kufiri i shpejtësisë ishte 90, por ky amerikan voziste 250 km/orë

Secili prej nesh ka tejkaluar kufirin e shpejtësisë të paktën një herë në jetën e tij, ose me 5 ose 10 km / orë, e cila në të vërtetë nuk është aq e tmerrshme.

Ajo që është e tmerrshme është kjo situatë nga Michigan.

Një person në Shtetet e Bashkuara po voziste 250 km / orë, ose 160 km / orë më shpejt se sa lejohej në një zonë ku lejohet të vozisësh 90 km / orë, transmeton Telegrafi.


Ai rrezikoi trafikun duke kaluar nëpër disa drita të kuqe.

Policia ndaloi Dodge Charger dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, u gjet një pistoletë e mbushur dhe një çështje penale tashmë është duke u zhvilluar kundër këtij personi.

Jeta është një, ki kujdes. /Telegrafi/