Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka publikuar rezultatet e para përfundimtare për zgjedhjet e djeshme që u mbajtën në Tetovë.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, më shumë mandate këshilltarësh në përbërjen e re do të ketë Lëvizja Besa - 12, më pas BDI - 11.


Dy partitë tjera shqiptare që kanë siguruar nga një mandat janë PDSH dhe Alternativa.

Këshilli i ardhshëm do të përbëhet nga katër këshilltarë të OBRM-PDUKM-së dhe dy të LSDM-së.

Ndryshe, deri në zgjedhjet për këshill të ri erdhi pasi përbërja e kaluar nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare./Telegrafi/

tetove keshilltaret