Kur qyteti i Pietrositas në Rumani vendosi t’i nderojë qytetarët, Zyra e Kryetarit të Bashkisë vendosi ta nderoj vet kryetarin e Bashkisë.
Kryetari i Bashkisë, Ioan Leonard Dicu, shpërtheu në lot deri sa ai pranonte çmimin “Qytetar Nderi” nga zëvendësi i tij në një ceremoni rasti.
Para një audience të nëpunësve civilë dhe këshilltarëve lokal, Dicu ishte një nga tre personat që pranuan titullin, ai së pari ia dorëzoi çmimin dy të tjerëve para se ta pranojë çmimin për vete.
Vendimi për dhënien e titullit për Kryetarin e Bashkisë është marrë gjatë një seance të Këshillit Lokal në fund të prillit, ku në këtë seancë morri pjesë edhe vet Dicu, përcjell Telegrafi.
“Këto janë lot gëzimi. Kjo është një herë në jetë”, tha Dicu.
Në qytete dhe komuna të caktuara në të gjithë Rumaninë, titulli i qytetarit të nderit vjen me përfitime të caktuara. Për shembull, mbajtësi i titullit mund të lirohet nga pagesa e taksave të caktuara shtetërore ose edhe të fitojë një ngastër toke. /Telegrafi/