LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i PDK-së në vizitë zyrtare në Paris dhe Bruksel

Kryetari i PDK-së në vizitë zyrtare në Paris dhe Bruksel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka udhëtuar sot për në Francë ku nesër dhe pasnesër do të qëndroj në Paris dhe Bruksel.

Në dy kryeqendrat evropiane, lideri i opozitës do të takoj shumë miq, aleatë dhe zyrtarë të lartë evropianë për të diskutuar në lidhje me situatën aktuale në Kosovë.

“Rrugëtimi i Kosovës, historikisht, nuk do të ishte kaq i suksesshëm pa mbështetjen dhe koordinimin me aleatët tanë. Prandaj, angazhimi i Kryetarit Krasniqi për të ruajtur dhe kultivuar këto raporte, në shërbim të së ardhmes së sigurt të vendit tonë, është i përditshëm dhe i pandalshëm”, thuhet në njoftimin e PDK-së në faqen zyrtare në Facebook. /Telegrafi/