Gazetari Milaim Zeka, i njohur si një nga zërat më kritik ndaj krerëve shtetëror të Kosovës, kësaj radhe i ka dalë në përkrahje kryeministrit Isa Mustafa.
Zeka, përmes një postimi në Facebook, thotë se “ashtu sikurse kryeministrin (mua akoma më shumë), më shokojnë shumë, jo disa, mediume të Kosovës, të cilat bazë të referimit i kanë politikanët serbë, edhe mediumet serbe”, transmeton Telegrafi.
Këto komente gazetari Zeka i ka bërë duke iu referuar reagimeve të djeshme të zyrtarëve qeveritarë të Serbisë, lidhur me vizitën e Kryeministrit Mustafa në veri të Kosovës, në përurimin e urës.
Lexojeni të plotë postimin e Zekës:
“Hera e pare qe pajtohem me Kryeministrin
E lexova, me shume kujdes, deklaraten e Kryeministrit Mustafa, rreth incidentit qe shkaktuan nje grup pijanecash, rrugaç, dhe bandita serb te Millosheviçit, te cilet duan te shkaterrojne çdo ure afrimi, dhe komunikimi ne mes qytetareve te Kosoves.
Ashtu sikurse kryeministrin (mu akoma me shume), me shokojne shume, jo disa, mediume te Kosoves, te cilat baze te referimit i kane politikanet serbe, edhe mediumet serbe.
Mjafton te hulumtoni se me çfare orgazme raportojne keto mediume te qenefave serb, e qe botohen, per fat te keq ne gjuhen shqipe.
Po jap disa shembuj: “Thaçi e ka katragjyshin ortodoks serb”! “Ramush Haradinaj trafikant droge, dhe i armeve”! “Daut Hradinaj do ta sulmoje veriun”! E marrina te tilla!
Perkunder AGK, qe e paska kritiku kryeministrin, se gjoja na “paska cenuar lirine e fjales”, une e kritikoje ate se paska folur teper but, dhe teper urte.
AGK- ja, ne radhe te pare duhet t i diciplinoje mediat dhe gazetaret, kur bejne shkrime paushalle, ashtu sikurse kryeministri qe duhet me ba ma shume ne mundesine tone per te pasur çasje ne dokumenta zyrtare!” (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja