LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri izraelit zhgënjeu amerikanët me “deklaratën e pasaktë”

Kryeministri izraelit zhgënjeu amerikanët me “deklaratën e pasaktë”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhgënjyer amerikanët në lidhje me deklaratën se SHBA-ja ka ndaluar dërgimin e armëve dhe municioneve drejt Izraelit.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka shprehur disa herë zhgënjimin për videon adresimin e kreut të qeverisë izraelite, por palët duket se e lanë pas atë episod.

Por, i pyetur sërish për videon gjatë një konference telefonike me gazetarët, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, përsërit se pretendimet e Netanyahut ishin “shqetësuese dhe zhgënjyese për ne aq sa ishin të pasakta”.


Netanyahu ende nuk ka bërë të ditur se çfarë dërgesash të tjera armësh po i referohej kur ai shpërtheu “kritikat” ndaj SHBA-së rreth transferimit të armëve, raporton timesofisrael.

Kirby thotë se nuk e ka idenë se çfarë e shtyu kryeministrin të bënte këto pretendime, “duke pasur parasysh se asnjë vend tjetër nuk po bën më shumë për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër kërcënimit nga Hamasi dhe kërcënimeve të tjera me të cilat ata po përballen në rajon”.

Këshilltari amerikan thotë se SHBA-ja ia ka përcjellë pakënaqësitë Netanyahut përmes kanaleve të ndryshme diplomatike.

Ndryshe, SHBA-ja është vendi kryesor që po e ndihmon Izraelin në luftën kundër militantëve të Hamasit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Një polic u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në Pensilvani

Amerika
Kalo në kategori