Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak të rrjedhjes së ujit në gypin nga Liqeni i Badocit, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm.
Sipas kompanisë, ekipet e mirë mbajtjes janë në vendin e ngjarjes për sanimin e dëmit.
“Si shkak i një rrjedhje uji në gypin e Badocit me diametër FI 630 milimetra, në rrugën ‘Shaqir Igrishta’, ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes. Si shkak i këtij intervenimi, pa ujë të pijshëm mund të mbesin disa objekte të zonës së “Mati 1″, rruga ‘Muharrem Fejza’, disa objekte të Tregtisë dhe zona Jug, Lindje dhe Perëndim e lagjes ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, (tash për tash ka furnizim me ujë, por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërpremë furnizimin me ujë për zonat e lartëcekura). Deri në sanimin e defektit kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/