Site icon Telegrafi

KRU “Mitrovica” apel konsumatorëve për mos-keqpërdorim të ujit

Fotografi ilustruese

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka reaguar lidhur me ankesat e konsumatorëve për mungesë të furnizimit me ujë të pijes.

Përmes një njoftimi, KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se ky problem ka të bëjë me keqpërdorimin e ujit të pijes nga ana e konsumatorëve të pa ndërgjegjshëm, shkruan Telegrafi.

“Zgjidhja e vetme e këtij problemit gjendet tek përdorimi racional i ujit të pijes dhe mos keqpërdorimi i tij”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” u ka bërë sërish apel të gjithë konsumatorëve që ujin e pijes ta kursejnë dhe ta përdorin sa më racionalisht.

“Nëse të gjithë ne e respektojmë këtë parim, atëherë ujin e pijes do ta kemi në dispozicion të gjithë”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version