Atletico Madridi ka arkëtuar pikë të plota në fitoren minimale (1-0) kundër Malagas.

Në ndeshjen e zhvilluar në Vicente Calderon, rrjetat heshtën në fraksionin e parë të lojës.


Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në gjysmën e dytë, realizues ishte Angel Correa (62’).

Në këtë mënyrë, Atletico Madridi ka marrë kreun e tabelës me 82 pikë, një më shumë se Real Madridi që është në vend të dytë.

Mirëpo, Barcelona është duke e zhvilluar ndeshjen e kësaj jave kundër Sporting Gijonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app