LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Le të ikin politikanët idhnakë e të pakulturë!

Krasniqi: Le të ikin politikanët idhnakë e të pakulturë!

Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se nuk ka asnjë dyshim, kombi shqiptar ka shumë nevoja jetësore, për të cilat duhet pasur një bazë të fortë ekonomike e financiare, por ka diçka që nuk kërkon shumë financa, kërkon vullnet të mirë e kulturë të mirësjelljes.

“Duhet ta pranojmë, populli ynë ka pasur kushte të renda jetese, por kurrë nuk e ka pasur ketë disnivel komunikimi njerëzor e shoqëror”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, njeriu i politikës, duhet të bëjë përpjekje permanente për të mos qenë idhnak si Kryeministri e zëvendësi i tij i deritashëm.


“Shembulli më i mirë sesi nuk duhet me qenë idhnak e kemi parë, sidomos, ndonëse jo vetëm, pas deklaratave të krerëve të koalicionit, pas protestës së 17 shkurtit 2016. Opozita e bashkuar, gjatë një viti e sa, ka qenë e goditur me një fjalor primitiv e degradues. Ajo nuk guxon të bëhet pjesë e ati komunikimi me asnjë kusht”, ka thënë Krasniqi.

“Politika e shoqëria shqiptare në përgjithësi, e kjo e Kosovës në veçanti, duhet shpejt ta nxjerrë mësimin e parë sesi nuk duhet më komunikuar me kundërshtarin politik apo dhe mendimin e kundërt brenda një lloji a bashkimi politik. Secili politikan që kërkon përgjegjësi publike, duhet ta ushtroj e kalitë me durim komunikimin publik, se gjuha edhe pse është prej tuli, ‘Lendon gur e hekur’”, ka shtuar më tej Krasniqi.

Kujdes miq të nderuar, ka porositur Krasniqi, jo gjithçka që është shtruar në tryezën e bisedimeve me sinqeritet, duhet nxjerr për ata që nuk ishin prezent, se e vret besimin për komunikim.

“Gjersa ne kemi shumë nevojë për mirëbesim e mirëkuptim, që po i mungojnë shumë komunikimit tonë. Le ta kultivojmë me dashuri e përgjegjësi, kulturën e komunikimit, që kaq shumë na është degraduar! Cilido që nuk ka edukatë e kulturë komunikimi, sa më larg përgjegjësisë publike. Se ajo që e nxjerr mikrofoni, kurrë nuk mund të kthehet prapa! Është më e shëndetshme për kombin tim, që të komunikojmë si njerëz me edukatë e kulturë. Le të ik nga përgjegjësia publike secili idhnak i pakulturë”, ka shkruar Kransiqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori