Krasniqi: Jemi për seancë të jashtëzakonshme, por jo me imponime të opozitës

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se nuk janë pajtuar për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme.
Krasniqi tha se edhe pozita është e interesuar për këtë seancë po jo me terma imponues të opozitës, sidomos të LDK-së.
Ai tha se është Kryesia e Kuvendit që vendos për vazhdimin e seancave.
Sipas Krasniqit, mospajtimet në Kryesi vinin edhe nga fakti se opozita nuk është e interesuar të mbajë seancë për programin e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































