Krasniqi: Çfarë turpi, deputetët e pushtetit me paga 2,000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Kuvendi e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur.
Kreu i PDK-së përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës.
"A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!", ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/11/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































