LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Qeveria përmirësoi standardin e jetesës së qytetarëve, ne rivendosëm proceset demokratike në vend

Kovaçevski: Qeveria përmirësoi standardin e jetesës së qytetarëve, ne rivendosëm proceset demokratike në vend

Kryeministri Kovaçevski, në intervistën e tij për televizionin Kanl5, ka theksuar se Qeveria ka ndikuar pozitivisht në jetën e qytetarëve duke përmirësuar standardin e tyre jetësor. Ai ka theksuar se gjatë dy viteve të fundit, masat zhvillimore kanë sjellë cilësi të përmirësuar të jetës për qytetarët dhe kanë rikthyer proceset demokratike në vend.

“Pagën minimale e kemi pasur 8000 denarë, sot kemi pagë minimale 21000 denarë. Pensioni minimal është rritur me 50%. Dukur kemi patur 26%  papunësi, sot kemi papunësi historikisht të ulët prej 13%. Për të folur në fushën e energjisë, ne kemi një diversifikim të qartë të sektorit të energjisë dhe zbatimin e një kapaciteti të madh të burimeve të reja të energjisë. Në sferën e sundimit të ligjit, edhe nëse shikohen shifrat për zbulimin e kriminalitetit për identifikimin e personave, ato janë duke u rritur nga viti në vit”, tha kryeministri Kovaçevski.

Përveç arritjeve ekonomike, Kovaçevski vlerëson avancimin e demokracisë, transparencën, dhe lirinë e mediave. Ai thekson se transparenca e institucioneve ka arritur në nivelin 100%, ndryshe nga 25% në vitin 2016. Gjithashtu, vendi ka përparuar në lirinë e mediave, duke shkuar nga pozita e 138-të në vitin 2016 në pozitën e 38-të.


“Departamentet ekonomike në Qeveri arritën të bëjnë dy paketa të mëdha masash kundër krizës. 760 milionë, 662 milionë euro të qytetarët. Banka Botërore konfirmon se jemi vendi që kemi mbështetjen më të madhe buxhetore në raport me të gjitha vendet e rajonit për masat kundër krizës gjatë krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike. Kategoritë më të cenueshme të pensionistëve do të marrin mbështetje financiare, nxënësit e shkollave, studentët”, tha kryeministri Kovacevski në intervistë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori